Trupi i shëndoshë është i gjallë, plotë energji dhe jetë.
Të ushqyerit natyror i shëndetshëm është sekret i bukurisë së brendshëme dhe të jashtëme.
Kur të hani ushqim natyror, të freskët, ju dukeni dhe ndiheni më mirë dhe më të ri.
Kur të filloni të hani ushqim të shëndetshëm qelizat do t’i keni të pastërta dhe të shëndosha, do të shkëlqeni, pavarësisht moshës.
Njerëzit janë të krijuar për tu ushqyer natyral që përbëhet nga perimet, frutat. farat e frutave si arra, bajame dhe fara të ndryshme.
Me këtë ushqim natyror, të shëndetshëm, trupi ynë shkëlqen dhe fiton të gjitha materiet e nevojshme ushqyese që do të na ndihmojnë ti lirojmë toksinat dhe të dukemi më të bukur dhe reflektues nga shëndeti i mirë.
Një ndër ndryshimet e para që do ta vëreni do të jetë pamja e lëkurës tuaj. Të ushqyerit e shëndetshëm do t’iu heq disa vjet nga fytyra, t’iu pakësoj rrudhat, t’iu pakësojë pikat e kafta të moshës dhe t’iu këthej “rininë e dytë”.
Lëkura do të jetë e pastër, aknet pastrohen. Sytë do t’ju shkëlqejnë nga energjia që e fitoni nga nutrientët.
Do të zvogëlohen qeset (rrathët) nën sy dhe enjëtja, do t’iu regjenerohen qelizat, për këtë arsye organet do të fillojnë të funksionojnë më fuqishëm.
Ushqimi i sotëm në vazhdimësi shkakton pengesa të panumërta të tretjes, p.sh urthin, kthimin e aciditetit të lukthit në ezofag, kolitis, sëmundjen e Crohnit dhe sindromin iritabil të zorrëve etj. Shkaku i shumicës së pengesave në tretje qëndron në prodhimin e ultë të acidit klorhidrik në lukth.
Nëse gjatë tretjes nuk krijohet mjaftë acid klorhidrik, pjesa e konsiderueshme e ushqimit që e marrim në pjesë të madhe kalon e pa tretur nëpër traktin e tretjes, duke krijuar gazra, fryerje dhe mundime tjera të zorrëve.
Kur prej ushqimit jo të tretshëm formohen shtresa në anën e brendshme të zorrëve, krijohen kushtet për zhvillim të sëmundjes.
Ushqimi i përpunuar me shumë gluten dhe proteina jo të shëndetshëme, ushqimi i fërguar dhe i shpejtë, transyndyrnat e pashëndetshëme janë shkaktarët kryesor pse janë krijuar këto cregullime dhe mundime të tretjes.
Për këtë arsye ju propozojmë nje pije anti inflamatore për për t’iu ndihmuar tretjen tuaj:
Përbërësit:
- 100 gram spinaq
- 1 gotë uj
- 1 mollë
- 1 /2 banane, e qëruar
- ½ limon të qëruar
- ½ avokado
- 10 gram-2 cm xhenxhefil
- 10 gram fara lini të bluara
I përziejm përbërësit në Blender dhe e konsumojmë cdo 30 minuta nga 1 gotë deri në përfundimin e sasisë.