NGA CILAT USHQIME DUHET PATUR KUJDES?

Feb
28
Boy (10-11) eating junk food while watching television

Boy (10-11) eating junk food while watching television

Ushqimet janë kontakti ynë më intim me mjedisin ku jetojmë. Të paktën tri herë në ditë futim substance të huaja në organizmin tonë dhe i transferojmë përmes proceseve biokimike, në substanca apo energji trupore. Por duke qenë se substancat e huaja mund të përfaqësojnë edhe një kërcënim për mjedisin e brendshëm, sistemi imunitar merr përsipër t’i luftojë ato.

Organizmi ndodhet mes dy zjarresh: nevojës për t’u ushqyer dhe domosdoshmërisë për t’u mbrojtur nga gjithqka e huaj që depërton në “mjedisin e brendshëm”. Rezultati i  këtij konflikti përcillet shpesh me një alergji, gjatë së cilës organizmi reagon ndaj ushqimeve me sëmundje dhe shqetësime të ndryshme sidomos tek fëmijët si organizma më të ndieshëm.

Healthy-Children-Childhood-Obesity

Disa Fëmijë kanë shumë nevojë për diçka të ëmbël ose të njelmët, si psh ushqimet nga paketimet dhe që shpeshëher janë kthyer në zakon, me një fjalë bëhen të domosdoshme dhe përditëshmëri.

junk-food_625x350_61432197020

Pikërisht këto sjellje me ushqimet janë një sinjal i një alergjie të maskuar, domethënë i një varësie ndaj ushqimeve. Në këto raste, nëse fëmiu nuk e përmbush dot dëshirën e tij, ai ndien se i mungon diçka dhe shqetësohet, lodhet, bëhet nervoz, fillon t’i dhëmbë koka apo të ndiejë simptomë tjetër, por ndihet sërish mirë pas gllënjkës apo kafshatës së parë të “drogës së tij” ushqimit të lartë përmendur (sepse nuk ka asgjë tjetër që ia shkakton këtë gjendje).

569254c227ee9432a16eee5147d824307b7afdb0

Sic dihet shija e ëmbël madje edhe nëse nuk vjen prej sheqerit dhe grurit por, të themi nga ëmbëlsirat artificiale, bie deri te aktivitetet narkotike në tru dhe krijon nevojën për shije edhe më të ëmbël.

5613161683_061ddb029a-468x333

Hulumtimet e reja tregojnë se ushqimi i njohur si ushqim  i shpejte “fast food” krijon gati njësoj varshmëri të fortë si heroina.
Shkencëtarët konsiderojnë që mbi pesha edhe varshmëria nga drogat kanë prapavi të përbashkët neurologjike.
Ky lloj ushqimi, njësoj si dhe drogat, shkakton aktivitet të ngjajshëm në kimin e trupit që qon deri te varshmëria ndaj këtyre ushqimeve.
unhappy-meal

Ushqimi i shpejte dhe produktet e paketuara industriale përmbajnë kombinime të ëmblës dhe të yndyrës dhe të njelmëtës dhe yndyrës, sasi të mëdha të grurit – miellit, sheqerit artificial dhe zëvendësime të lira të sheqerit në formë të shurupit të amidonit, glukozës dhe saharozes, margarines-gjalpit artificial dhe masë të vajnave bimre jo natyrale të rafinuara, hidrogjenizuara të cilat prishin ekuilibrin e omega – 3 dhe omega – 6 në tru dhe të tërë organizmit.

Përmbajnë dhe Glutaminatet (përforcuesit e shijes, e 621 – e 625), aspartam, dhe shumë përbërës tjerë,  gjithashtu këta përbërës e nxisin oreksin dhe dëshirën për më shumë ushqim se që na nevojitet.

Dhe fatëkeqësisht tek shumë njerëz ushqimi me glutaminatet është më i shijshëm, që qon deri te ngopja.

Përveq që janë shumë të dëmshme, shkaktojnë sekretim të rritur të insulinës, glutaminatet gjithashtu veprojnë në kimin e ndjeshme të trurit të individit.

2BAF908000000578-3212101-image-m-15_1440627596183

Ka cdo her alternativ në mënyrë të zëvëndësimit të ushqimeve të gabuara me ushqime të shëndetshëme, dhe të gjithë duhet të fillojmë të ushqehemi me këto ushqime për të qëndruar të shëndetshëm.

Ruajeni vetën dhe familjen tuaj nga rreziku i këtyre ushqimeve.

Fitoterapia – Fuqia e bimëve

Top