USHQIMI I SHËNDETSHËM

May
15

Ekzistojnë dy arsye për qka na nevojitet ushqimi i shëndetshëm: e para, që të fitojmë kalori – energji  dhe e dyta, për të fituar materijet ushqyese – nutrijentët si : vitaminat, mineralet, amino-acidet, proteinat dhe acidet yndyrore nga yndyrnat, ato janë materiali esencial ndërtimorë për trupin, i domosdoshëm për punë dhe funksionimin e drejtë të mekanizmave hormonal dhe proceseve biokomike në të gjitha sistemet vitale të trupit.

Të shfrytëzohet të ushqyerit e përshtatshëm si:

Ushqimi i freskët, i pa ndotur, i zier në mënyrë të drejtë, i përgatitur ashtu që e hap oreksin edhe me pamje edhe me shije pa përdorim të transyndyrës dhe qdo gjë që e ngadalëson tretjen.

 

FB_IMG_1426029118061

Vaktet të hahen në kohë të caktuar,

Kjo ndihmonë në lajmërimin e oreksit dhe kryerjen e funksioneve të ndryshme fiziologjike.

Celiac-Disease-4

Duhet të hahet pa ngutje,

Ngutja e tepërt, shqetësimi dhe nervozizmi ndikojnë negativisht në sekretimin e lëngjëve të lukthit.

Ushqimin duhet gjatë të përtypet,

“Tretja fillon në gojë”, kështu që imtësimi-copëtimi i ushqimit me dhëmbë dhe ndikimi i pështymës e lehtësojnë funksionimin e lukthit.

348s

Pas ushqimit duhet të lahen dhëmbët,

Që të shmangen pasojat e pakëndshme si : aroma e keqe, kariesi dhe fermentimi i ushqimit të mbetur.

Pas drekës aktivitet të lehtë apo pushim.

Meditation

Sepse cdo lodhje fizike e mendore kërkon sasi të mëdha të gjakut në muskuj, ndikon në digjestion, stomak, lukth , zorrë, dhe puna e tyre do të ishte e ngadalësuar.

2e1ax_content_entry_purelyb-herbal-water

Hidratimi i organizmit po ashtu është shumë me rëndësi, të konsumohet sa më shumë, uj, cajra nga bimët dhe lëngje nga frutat dhe perimet.

Kështu me të ushqyerit e shëndetëshëm përpiqemi të zgjedhim në vazhdimësi gjëra ushqimore organike ose shtëpiake si:

Pulat dhe Vezët e pulave që kullosin nëpër kopësht dhe livadhe.

Peshkun që jeton në detra dhe lumenj, e jo peshkun e kultivuar të akuariumeve – bazeneve artificiale që ushqehen me koncentrate dhe që notojnë në nevojën fiziologjike të tyre.

Frutat dhe zarzavatet e kultivuara organikisht, që nuk janë të ngarkuara me pesticide, fruta dhe zarzavate lokale vendore organike.

12143327_442764942586156_719270387356550273_n

Shtazët që jetojnë në rrethin e vet natyror dhe ushqehen me atë ushqim me të cilin janë përshtatur, që  japin mishë, yndyrën, produktet e qumështit dhe vezët, me atë përmbajtje që është optimale për njeriun.

Fruta dhe Zarzavate të prodhuara dhe të këputura, të mbledhura, të pjekura nga prodhimi organik me përbërje më të madhe të nutrientëve, vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për shëndet të mirë.

Përveq kësaj ky prodhim kontribuon ekuilibrit në natyrë dhe ruan llojllojshëmrin biologjike në tokë.

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut nuk kanë lidhje me marrjen e yndyrave të ngopura nga ushqimi: shkaktari i vërtetë i sëmundjeve kardiovaskulare janë inflamacionet kronike në arterje që krijohen për arsye të marrjes së tepruar të sheqerit artificial, grurit – miellit të bardhë, amidonit, kripës dhe vajrave bimore të rafinuara  të pasura me omega-6.

 

Picture-441

Ekziston vetëm një mënyrë për t’i luftuar  këto gjendje inflamatore e kjo është këthimi në ushqim të shëndetshëm.

Shkenca sot ofron dëshmi të shumta se ushqimi industrial i rafinuar jo natyror është shkaktari kryesor i sëmundjeve të së sotmës ,sëmundjeve moderne si: mbi pesha, diabetit Tip 2, sëmundjeve kardiovaskulare (mbyllja e enëve të gjakut, infrakti i zemrës dhe i trurit), sëmundjet autoimune, alergjive dhe shumë lloje kanceresh.

Ajo që na nevoitet, është t’i kushtojmë vëmendjen e duhur ushqimit të shëndetshëm.

Logo_web

 

Top