Për Ne

Rreth Nesh

Fitoterapia Fuqia e bimëve është qendër këshilluese ku mund të merrni këshilla nga Nutricionistja / Dietologe dhe Fitoterapeute e çertifikuar Laura Binxhija Qeska.

Është themeluar në shkurt të vitit 2015 me qëllim ofrimin e shërbimeve Nutricion dhe Fitoterapi për stil të shëndetshëm të jetuarit dhe shëndet të mirë me anë të ushqimit të shëndetshëm të bazuar në rekomandime profesionale shkencore në shërbim sa më të mirë ndaj konsumatorëve.

Stafi ynë është i edukuar dhe i përkushtuar në punë, ata do të ju presin me buzëqeshje dhe në gatishmëri për të ju ndihmuar.

Vizitorët tanë janë të ndryshëm në shumë aspekte, disa na vizitojnë çdo dite, disa një herë në javë, ndërsa disa na vizitojnë ndonjëherë kur të ju vie rruga.

Ndryshojnë në moshë, në gjini, sipas profesionit por kanë një të përbashkët ATA KUJDESEN PËR SHËNDETIN E TYRE DHE DUAN TË JENË VITAL DHE TË SHËNDETSHËM.

Për këtë arsye ne ju ftojmë të na vizitoni, të mësoni diçka më shumë si të ushqeheni më mirë, si të trajtoni problemet shëndetsore, me anë të Dietave individuale të shëndetshme dhe si të mbani shëndetin tuaj në formën më të mirë të mundëshme.

Do të kemi kënaqësinë të ju ofrojmë këshilla profesionale që të ju ndihmojmë të merrni vendimet e duhura për shëndetin tuaj.

Mirësevini!

Qëllimi

Qëllimi ynë ështe motivimi, edukimi, frymëzimi dhe mbështetja për ndryshimin e stilit të jetuarit për një shëndet më të mirë me anë të ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik dhe këshillave tona profesionale.

Vizioni

Fitoterapia ka vizion të përmirësojë shëndetin e njerëzve me anë të ushqimit dhe duke ua sjellur fuqinë shëruese të bimëve sa më afër.

Ky ideal na përcjell në të gjitha aktivitet ditore, është ai i cili na bashkon dhe frymëzon në një drejtim të përbashkët.

 

Top